AlbanianSport.com 09.01.2017 16:10
ASNN – Është kohë merkatoje dhe kjo është e pashmangshme. Ekipi i ardhshëm i Rei Manajt po kthehet në telenovelë. Sulmuesi shqiptar po tërheq së fundmi vëmendjen e drejtuesve të Ingolshtadtit në Gjermani.
Këtë interesim të skuadrës së Bundesliga së parë gjermane, që po lufton për mbijetesë, e përmend gazetari i “Sky Sport”, Xhanluka di Marcio. Klubi gjerman mund t’i bëjë edhe një ofertë Interit, por nuk bëhet e ditur huazim apo blerje e kartonit. Rei Manaj nuk bindi te skuadra e Peskara, e cila ndodhet në të njëjtën situatë si Ingolshtadti.
19-vjeçari, në të cilin trajneri Masimo Odo, shpresoi shumë shënoi vetëm 2 gola në fazën e parë të kampionatit. Për Rei Manajn gjatë kësaj merkatoje janë përmendur edhe të tjerë ekipe që e vëzhgojnë brenda dhe jashtë Italisë. Një prej mundësive ishte dhe Las Palmasi në Spanjë, por në drejtim të lojtarit nuk pati asnjë ofertë konkrete.