AlbanianSport.com 01.02.2016 12:55
ASNN – Arbër Zeneli shënon në Superligën e Holandës, Vedat Muriqi realizon 2 gola në ligën e dytë turke. Golat shqiptarë ishin të paktë, por sërish u shënuan edhe këtë fundjavë. Në Superligën e Holandës, me Rashicën e dëmtuar, ishte radha e Arbër Zenelit që shënoi dhe i dha fitoren jashtë fushe skuadrës së tij.
Herenveni triumfoi 1-0 në fushën e Kamburit, me golin e realizuar nga shqiptari 20-vjeçar me origjinë nga Kosova. Zeneli luan për përfaqësuesen e Nën-20-vjeçarëve të Suedisë, por nuk do të ishte çudi që të zgjidhte të luante për Shqipërinë ose Kosovën. Ndërkaq, janë dy gola edhe në Turqi. Në ligën e dytë, ata i shënoi ish-lojtari i Nën-vjeçarëve të Shqipërisë, Vedat Muriqi.
Sulmuesi shtatlartë ishte protagonist i Sanliufasporit në barazimin shtëpiak 2-2 ndaj Elazigsporit. Nuk është hera e parë që Muriqi shënon në ligën e dytë turke, ndërsa besohet se sezonin e ardhshëm ai do të luajë në një skuadër të Superligës turke. Po ashtu, mbetet të shihet nëse ai do të luajë për Kosovën apo Shqipërinë.