AlbanianSport.com 08/01/2018 08:50
ASNN – Menaxheri i Hysajt thumbon Napolin: Hysaj i përshtatet më shumë lojës mbrojtëse të Sarrit. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ka nisur të shohë më shpesh stolin dhe shenjat u dhanë sërish në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ku Napoli u përball me Paris SG-në (1-1) dhe ku shkodrani qëndroi gjithë kohës në stol. Trajneri Ançeloti ka nisur të pëlqejë gjithnjë e më shumë Malkuitin, me arsyetimin se ka tipare ofensive më shumë se Hysaj, që shquhet për tipare të shprehura mbrojtëse.
Për këtë situatë ka folur sërish menaxheri i mbrojtsit kuqezi, Mario Xhufredi, i cili ka thumbuar keqas Napolin dhe Ançelotin, duke thënë se Elseid Hysaj është lojtar i madh, por që i pëlqen më shumë stili i trajnerit Mauricio Sarri. Domethënë, menaxheri i Hysajt po hap derën e largimit për shqiptarin nga Napoli drejt Premier Ligës Angleze, ku Çelsi dihet që e kërkon prej kohësh mbrojtësin dhe është gati ta paguajë dyfish nga napolitanët.
“Jam shumë i lumtur me ndeshjen e zhvilluar nga Rui kundër PSG-së, – u shpreh Xhufredi për mediat italiane, – dhe ai tregon se di të bëjë mirë sa herë që është në fushë. E pashë shumë të motivuar, jam i lumtur me urinë e tij për të bërë mirë dhe jam i sigurt se performanca e tij mund të rritet dita ditës.” “Në vitet e fundit, – vijoi Xhufredi, – Hysaj ka luajtur gjithmonë me Mauricio Sarrin dhe me të faza mbrojtëse është një prioritet, një punë që Hysaj gjithmonë ka bërë mirë.”
“Me Karlo Ançelotin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë para dhe Hysaj po përmirësohet”, – ka shtuar ai. Konkurrenca me Kevin Malkuitin është një stimul më shumë. Gjithmonë kam thënë se Hysaj është një nga më të fuqishmit, por konkurrenca e bën edhe më shumë”, përfundoi menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhufredi. Është e qartë se Hysajt dhe menaxherit të tij nuk u pëlqen stoli dhe duke qenë se zgjedhjet e Ançelotit anojnë nga futbollistët me tipare sulmuese, duket se shqiptari do ta vlerësojë si duhet ofertën e Çelsit në janar ose në verën e ardhshme.