Adriatik Balla 16.05.2015 11:40
Sulmuesi Xhevair Sukaj është shpallur kampion me Sepahanin në kampionatin iranian, duke regjistruar një tjetër sukses në karrierën e tij profesioniste. Suksesi erdhi pasi kryesuesi i deritanishëm, Traktor Sazi, barazoi 3-3 në një ndeshje dramatike me Naft Teheran.
Nga ky barazim përfitoi Sepahani i Sukajt, që mundi Saipanin me rezultatin e pastër 2-0, në javën e fundit të kampionatit iranian. Ky ishte suksesi i dytë në kampionat në tre vitet e fundit për Sepahanin.
Xhevahir Sukaj ka një kontribut të rëndësishëm, sepse ka luajtur në 20 ndeshje, duke shënuar dy gola. Ndërkohë, Sukaj është në bisedime me klubin, pasi kontrata e tij me Sepahan mbaron në fund të këtij sezoni.