AlbanianSport.com 15/01/2024 20:45
ASNN – Faqja e njohur e statistikave e rreshton sulmuesin kuqezi në 11-shin e parë. Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, ka bërë paraqitjen e tij të dytë më të mirë të sezonit deri më tani, kundër Fulhamit të shtunën, duke u përzgjedhur në formacionin e javës. Faqja e njohur britanike e statistikave, “Whoscored.com”, e ka përfshirë shqiptarin në 11-shin e javës përkrah emrave të mëdhenj si De Bryjne, Rodri apo Riçarlison.
Ka përfituar më së miri nga hapësira që i është dhënë së fundmi nga trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino në këtë ndeshjet e fundit, si në Kupën e Anglisë (FA Cup) apo në Kupën e Ligës Angleze, ashtu edhe Premier Ligë dhe nuk kanë vonuar të vijnë edhe vlerësimet. Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, ka bërë paraqitjen e tij të dytë më të mirë të sezonit deri më tani, kundër Fulhamit të shtunën, duke u përzgjedhur në formacionin e javë.
Sulmuesi shtatlartë ka arritur të gjejë minuta në radhët e skuadrës së Çelsit, pavarësisht se zërat e merkatos janë gjithmonë të pranishme për një largim të mundshëm të tij. Dhe është faqja e njohur britanike e statistikave, “Whoscored.com”, që sulmuesin kuqezi e ka përfshirë në përfshirë në 11-shin e javës përkrah emrave të mëdhenj si De Bryjne, Rodri apo Riçarlison.
“Sulmuesi i Çelsit, Armando Borja, zë vend në 11-shen më të mirë të fundjavës, pasi, kundër Fulham të shtunën, ka treguar paraqitjen e tij të dytë më të mirë të sezonit deri më tani”, – thuhet në përshkrimin e bërë nga “Whoscored”, që më tej vijon: “Sulmuesi shqiptar mund të mos ketë qenë i përfshirë në golin e bluve, por u dëshmua si një kërcënim gjatë gjithë kohës, me dy goditje në portë, një pasim kyç dhe katër driblime të suksesshme në emër të tij.”