Legjionarët / Vullnet Basha, nga Polonia, në radarët e Panathinaikosit

Share Button

AlbanianSport.com 24/05/2020 20:55

ASNN – Ndonëse nuk ka spikatur edhe aq, ose të paktën aq sa i vëllai me fanellën kuqezi, karrierën me klubet e ka pasur të gjatë dhe aspak të keqe. Vullnet Basha, vëllai i ish-mesfushorit të Shqipërisë, Migjen Basha, është pranë kalimit tek një nga klubet më të njohur të Greqisë. Futbollisti që luan tek Visla e Krakovës në nivelin më të lartë të Kampionatit të Polonisë, që njihet si “Ekstraklasa”, pëlqehet nga Panathinaikos i Athinës, atje ku mund të transferohet gjatë verës.

Mediat polake njoftojnë se Panathinaikos është në vështirësi financiare dhe se nuk i lejon dot vetes blerje të shtrenjta si dikur, me Zhilberto Silvën apo Dzhibril Sisenë, por lojtarë më të përballueshëm, si Basha, kartoni i të cilit mund të arrijë maksimumi në 500,000 Euro. Mesfushori 29-vjeçar, i lindur në Lozanë të Zvicrës, e mban veshur fanellën e Vislës që nga viti 2017, duke luajtur 64 ndeshje e shënuar 5 gola. Më parë, ai ka qenë tek Lozana, Gras’hopersi, Nojshatel Ksamaks dhe Sioni në Zvicër, por edhe Real Saragoza në Spanjë.

Basha cilësohet si lojtar luftarak, me cilësi teknike dhe aftësi goditjeje nga distanca.  Ai ka luajtur një ndeshje të vetme me Kombëtaren shqiptare, në gusht 2013, në fitoren 2-0 ndaj Armenisë, pasi mori nënshtetësinë shqiptare. Kjo, në ndryshim nga vëllai i tij më i madh, Migjeni, që u aktivizua në 33 ndeshje për Shqipërinë, duke shënuar 3 gola e duke qenë protagonist edhe në fazën finale të Kampionatit Evropian të 2016-ës në Francë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh