AlbanianSport.com 24/10/2021 23:55
ASNN – Një tjetër sulmues i Kombëtares shqiptare ka shënuar emrin te golashënuesit e javës këtë fundjavë. Bëhet fjalë për Xhakomo Vrionin, i cili pasi ka lënë pas problemet fizike që e mbajtën jashtë fushave të blerta për disa javë, është rikthyer sërish te goli me Tirolin në kampionatin austriak.
Sulmuesi shqiptar i dha 3 pikët skuadrës së tij, në ndeshjen që Tiroli zhvilloi ndaj Admirës në fushë të huaj. Vrioni e nisi ndeshjen nga stoli dhe do të aktivizohej vetëm në minutën e 61-të në lojë, teksa goli i fitores do të vinte në minutën e fundit të kohës së rregullt, ku ia doli të ekzekutojë në mënyrë të saktë një penallti të fituar.
Ky ishte goli i katërt në 8 ndeshje të luajtura për Xhakomo Vrionin me Tirolin në Austri, tek i cili është huazuar nga ekipi i Juventusit në këtë ekip që nga korriku i këtij viti.