AlbanianSport.com 29.05.2015 21:15
ASNN – Trajneri i 1860 Mynihut, Torsten Frohling, është tejet i gëzuar me rikthimin nga pezullimi i mesfushorit shqiptar Valdet Rama. Gjatë një interviste për gazetën gjermane “TZ”, ai theksoi rëndësinë e tij lojtarit të kuqezinjve.
Së bashku me Valdetin rikthehet na pezullimi edhe Geri Kagelmaher. “Jam tepër i ndërgjegjshëm dhe i gëzuar me faktin që, të dy do të jenë sërish në ekip”, – ka deklaruar ai.
“Kjo sepse Geri e ka treguar veten se çfarë lideri është në fushë, dhe i gjithmonë ka dhënë maksimumin, ka një vullnet të pazakontë për të fituar”, – ka vijuar trajneri i bavarezëve.
“Valdeti është për ne gjithmonë një lojtar driblues i shpejtë, që gjithmonë mund të bëjë gjëra të çmenduara”, – përfundoi Frohling. Rama ka shënuar 3 gola në 27 aktivizime këtë sezon.