AlbanianSport.com 19.08.2015 17:50
ASNN – Mesfushori i Kombëtares, Valdet Rama, është shprehur dje për mediat se ai nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë, përkundrazi, ka një dëmtim të lehtë që do të kalojë për disa ditë.
Për rrjedhojë ai tha se do të jetë i gatshëm për ndeshjet që Kombëtarja do të zhvillojë më 4 dhe 7 shtator, përkatësisht ndaj Danimarkës në fushën e kësaj të fundit dhe të Portugalisë në shtëpi.
Trajneri Xhovani De Biazi ende nuk ka dhënë sinjale për emrat e lojtarëve që do të ftohen në këto dy përballje, por Rama shpreson që të jetë në listën e trajnerit të përfaqësueses.
“Pësova një lëndim të lehtë dhe nuk luajta në fundjavën e kaluar, por dëmtimi do të kalojë shpejt dhe unë do të jem i gatshëm për ndeshjet e Kombëtares”, – tha futbollisti i 1860 Mynihut në Gjermani.