AlbanianSport.com 29/05/2019 18:40
ASNN – Një sezoni shumë i mirë ka qenë për dy nga lojtarët e Kombëtares në Kroaci dhe ai nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat dhe specialistët e futbollit atje. Myrto Uzuni dhe Ardian Ismajli kanë qenë vendimtarë për skuadrat e tyre, i pari me Lokomotivën e Zagrebit dhe i dyti me Hajdukun e Splitit. Ndaj nuk ishte çudi që të dy janë përfshirë në formacionin më të mirë të zbulimeve, në Kroaci.
Faqja kroate e Internetit “24sata.hr”, ka bërë dhe një përshkrim të shkurtër të dy lojtarëve duke shkuar fjalë të mira për ta. “Për këtë sulmues, Lokomotiva ka paguar 350 mijë euro te Laçi, të cilin e solli Besnik Prenga, – shkruan faqja në fjalë për Uzunin. – Ai është ishte një goditje e mirë, duke u kombinuar në mënyrë ideale me Dejan Radonjiçin. Falë paraqitjeve të mira me Lokomotivën, ai ka luajtur edhe 5 ndeshje me Kombëtaren.”
“Në kampionat, ai luajti 29 ndeshje, shënoi 7 gola dhe dha 8 pasime për gol”, – përfundon faqja kroate përshkrimin e futbollistit beratas të të skuadrës kryeqytetase. Ndërkaq, duke iu referuar Ismajlit, faqja në fjalë, shkruan: “Ka qenë në Kroaci që në vitin 2016, por tani ka shkëlqyer. Para këtij sezoni, ai luante me ekipin e dytë të Splitit dhe potenciali i tij ishte intrigues.”
“Ai fizikisht është pa të meta, nuk fal duelet një kundër një, – vijon më tej faqja kroate e Internetit “24sata.hr”. – Në 20 ndeshje këtë sezon ai mori 9 kartonë dhe kjo është pengesa e tij më e madhe. Mes të tjerash përmendet edhe grumbullimi dhe aktivizimi më Kombëtaren shqiptare, gjë që i rrit edhe çmimin e kartonit”.