AlbanianSport.com 08.08.2015 07:05
ASNN – Nëse mendon të largohet nga Lacio, portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, mund të ketë si destinacion Beshiktashin. Turqit janë të interesuar për portierin kosovar, ndërsa një kandidat i mundshëm për portën e Beshiktashit është edhe Denis Botko, portieri i Dnjepër Dnjepërpetrovskit në Ukrainë, kandidaturë që ka nisur të zbehet pas daljes në skenë të portierit shqiptar.
Duke qenë nën hijen e Marketit, që do të vazhdojë të jetë portieri i Lacios, Berisha mund të mos qëndrojë për shumë gjatë rezervë. Kështu ka lindur ideja për të shkuar te Beshiktashi, që, përtej interesimit të turqve, është e mirëpritur dhe nga vetë Berisha. Edhe ana financiare nuk do të jetë problem për turqit e Beshiktashit, ndonëse duke qenë Lacio në Ligën e Kampioneve, atëherë dhe kartoni i Berishës është më i shtrenjtë.