Legjionarët / Trajneri: Abrashi i bashkohet ekipit në janar, por kthehet në mars

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2018 12:55

ASNN – Trajneri i Frajburgut sqaron situatën e Amir Abrashit: “Mund të luajë vetëm në mars”. Mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Amir Abrashi, pësoi një dëmtim të rëndë në marsin e këtij viti dhe kur viti po mbyllet ai ende nuk është rikuperuar plotësisht për të qenë gati për skuadrën e tij të Frajburgut në kampionatin elitar gjerman, Bundesligë Shtatshkurtri shqiptar ka vuajtur mjaft nga lëndimet, duke bërë që të qëndrojë shumë kohë jashtë fushave, por kjo e rastit të fundit ishte tronditëse.

Sipas mediave gjermane, që u referohen zyrtarëve të klubit, Abrashi do të mund të kthehet në gjirin e Frajburgut vetëm në muajin mars, pasi atëherë parashikohet ta ketë kaluar plotësisht rrezikun. Ka qenë vetë trajneri i tij, Kristian Straih, i cili ka dhënë disa detaje rreth rikuperimit të futbollistit dhe formës së tij të momentit, por edhe duke sqaruar kohën kur besohet se mesfushori i Kombëtares kuqezi, me origjinë nga Kosova, do të jetë gati për të luajtur rregullisht.

“Amiri është stërvitur mirë, shumë fuqishëm, – është shprehur trajneri i Frajburgut, Straih, për faqen e njohur gjermane në Internet, “ligainsider.de”,  – të gjithë që e njohin Amirin, e dinë se çfarë luftëtari është në fushë. Ai edhe stërvitet me ritëm të njëjtë. Abrashi ka jashtëzakonisht muskuj të fortë, por ai mund t’i bashkohet ekipit tonë në fund të muajit janar dhe ne do ta kemi në dispozicion për ndeshjet e muajit mars të vitit të ardhshëm.”

“Procesi i shërimit të mesfushorit tonë është duke shkuar mirë, kështu që ne duhet të jemi të lumtur me këtë proces, ka vijuar trajneri i ekipit të shtatshkurtërit. – Na ka munguar shumë dhe presim sa më shpejt ta kemi në dispozicion. Ai është i rëndësishëm për ne.” Abrashi i ka munguar mjaft edhe përfaqësueses kuqezi, pasi dihet që ai është “motori” i vërtetë i Kombëtares dhe këtë e ka treguar edhe në ndeshjet e fazës finale të Kampionatit Evropian në “Francë 2016”.

Kthimi i tij në mars përkon me nisjen e Eliminatoreve të Evropianit të vitit 2020 dhe ky është një sinjal pozitiv për kuqezinjtë në tërësi dhe trajnerin Kristian Panuçi në veçanti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh