AlbanianSport.com 20.01.2017 07:55
ASNN – Duket se Thomas Strakosha do të qëndojë gjatë tek Lacio. Portieri shqiptar do të luajë për skuadrën italiane deri në vitin 2022. Mediat shkruajnë se gjithçka është e mbyllur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit që pritet të bëhet në ditët në vijim.
21-vjeçari Strakosha u emërua portier i dytë te Lacio, pas huazimit të Etrit Berishës tek Atalanta dhe ka luajtur disa ndeshje në kampionat dhe Kupën e Italisë. Ai është grumbulluar edhe me Kombëtaren e drejtuar nga Xhovani De Biazi. Ndërkohë, një tjetër talent shqiptar bëhet pjesë e futbollit italian.
Franz Pjetri është afruar nga Udineze duke firmosur me klubin friulan. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi të Nën-17-vjeçarëve shikohet si një lojtar i perspektivës dhe fillimisht do të jetë pjesë e skuadrave të moshave.