AlbanianSport.com 31.12.2016 13:20
ASNN – Ishim mësuar me një derbi në nivel përfaqësuesesh dhe më pas edhe në nivelin e Ligës së Kampioneve. Mirëpo tani, duket se do të kemi një tjetër derbi në Premier Ligë, apo, akoma më tepër, një derbi londinez. Bëhet fjalë për “derbin e familjes” Xhaka dhe është Uest Hem Junajtid ai po përgatit një ofertë prej 4 milionë stërlinash angleze për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.
Ekipi anglez e kërkon ta afrojë që në merkaton e janarit. Klubi londinez ka marrë informacione mbi vëllanë e mesfushorit të Arsenalit, Granitit, dhe ka parë mundësinë e largimit të tij nga Bazeli. Vlera e katonit të Taulantit në tregun e futbollit është afërsisht 4 milionë euro, por britanikët mund të shpenzojnë pak më shumë për prishje të kontratës së tij me ekipin zviceran para kohe.
Taulant Xhaka është nën kontratë me klubin helvet deri më 2021-shin. Më herët mesfushori me tipare mbrojtëse ka tërhequr vëmendjen edhe të Valencias. Sipas mediave britanike, trajneri kroat i Uest Hemit, Slaven Biliç është personi që po këmbëngul më së shumti për Taulant Xhakën dhe klubi pritet ta bëjë zyrtare ofertën prej 4 milionë stërlinash.