AlbanianSport.com 16.01.2015 11:30
ASNN – Janari duket do të jetë u begatë për futbollistët shqiptarë anembanë Evropës dhe më i fundit që përmendetpër një lëvizje të mundshme, është futbollisti kosovar i Kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka. Ai rinovoi vetëm para disa ditësh kontratën me Bazelin deri në 2018-n, gjithsesi kjo gjë nuk i ka stepur drejtuesit e klubit turk të Beshiktashit që të bëjnë një ofertë për të.
Ndërkohë që i vëllai, Graniti, po përflitet për një kalim te Milani në Itali, Taulanti duket se do ta kapërcejë Mesdheun. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke në Internet, sipas të cilave shqiptari është në krye të listës së transferimeve pas refuzimit nga ana e Maksi Pereiras të Benfikës.
Për të marrë Taulant Xhakën, Beshiktashi do duhet të derdhë aktualisht rreth 2.5 milionë euro për kartonin e këtij të fundit, si dhe të ofrojë një kontratë të mirë financiare. Vetëm këto kushte do të joshnin shqiptarin që të lëvizte nga Bazeli, skuadër kjo që luan aktualisht në Kupën e Kampioneve dhe kryeson kampionatin