Legjionarët / Tahiraj, një vlonjat që po spikat fort në futbollin slloven

Share Button

AlbanianSport.com 14/12/2018 17:25

ASNN – Një vlonjat i bën presion trajnerit Kristian Panuçi që ta marrë në Kombëtare, Tahiraj mesazh nga Sllovenia. Ka shumë të rinj shqiptarë që angazhohen në klube të ndryshme evropiane, përfshi dhe vendet e rajonit, të cilët synojnë të lënë gjurmë në këtë sport dhe kanë rritur pretendimet e tyre. Një prej futbollistëve të rinj që synon të kapë nivelin e ekipit kombëtar është Françesko Tahiraj, talenti vlonjat i cili luan me Aluminij në kampionatin elitar të Sllovenisë.

Lojtari 22-vjeçar ka dalë nga akademia e Juventusit, por është transferuar në Slloveni tek skuadra e sipërpërmendur, ku ka bërë ndeshje mjaft të mira dhe renditet si golashënuesi i ditë në kampionatin slloven.  “Jam i lumtur me veten dhe ecurinë time në Slloveni, – shprehet futbollisti me origjinë nga Vlora, – renditem i dyti në listën e golashënuesve dhe normalisht që kjo më kënaq.” Tahiraj nuk ka ndërmend të qëndrojë në Slloveni, teksa konfirmon se ka marrë oferta të shumta dhe shpreson që të kalojë në një klub më të fortë e në një kampionat elitar në Europë.

“Këtu në Slloveni nuk është kampionat i dobët, – vijon më tej sulmuesi shqiptar, – madje të jep mundësi të ecësh përpara. Por duhen bërë ndeshje të mira që të ecësh. Kam shumë oferta nga jashtë Sllovenisë. Nuk ka emra konkrete, por më duan  në Poloni, Zvicër e Kroaci.”

Në fund, Tahiraj i jel një sinjal të qartë trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, duke besuar se ai do t’ia japë një shans në ekipin përfaqësues. Duke përmendur minutazhin dhe golat, vlonjati i kërkon drejtpërdrejt Panuçit që ta ftojë në përfaqësuese. “E kam ëndërr fëmijërie që të luaj me Kombëtaren dhe mendjen e kam atje. Duke parë se asnjë nuk ka statistika si unë, me 1500 minuta, nëntë gola e 4 asiste, pse jo të mos jem edhe unë?! Do ishte një ëndërr e bërë realitet për mua dhe në këtë moment po kaloj një moment mjaft të mirë”, përfundoi 22-vjeçari vlonjat Françesko Tahiraj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh