AlbanianSport.com 03/01/2018 16:35
ASNN – Edhe pse në ndeshjen e fundit të Lacios përballë Interit (0-3) ai mori kritika të shuma për prezantimin dhe gabimet, Thomas Strakosha mbetet një nga pikat e forta të skuadrës së Lacios dhe këtë e kanë vënë në pah edhe vetë specialistët italianë dhe opinionistët në studio televizive sportive. Strakosha po luan edicionin e tretë në Serie A me Lacion dhe në dy vitet e fundit ka qenë i paprekshëm si titullar.
Ai luan në kampionat, në Kupë dhe në Evropë, duke qenë njëherësh dhe lojtari me aktivizimin më të madh nga radhët e Lacios. Janë pikërisht mediat italiane që kanë bërë një bilanc të punës së cdo futbollisti sa i përket minutazhit në fushë dhe nga Lacio janë dy lojtarë që janë të paprekshëm, Strakosha dhe Açerbi. Në fakt, Strakosha përfshihet në listën e 33 futbollistëve të paprekshëm në Serie A.
Kjo, pasi luan rregullisht në çdo ndeshje. Askush nuk është si ai për sa i përket aktivizimit. Një tjetër rekord sipas mediave italiane që ka regjistruar gardiani i Shqipërisë, lidhet me ndeshjet që nuk ka pësuar gol dhe Strakosha kishte 4 takime të Serisë A që nuk pësonte gol, duke u krahasuar me Handanoviçin e Interit dhe Auderon e Sampdorias.
Me interes për sportdashësit e Kombëtares është rivaliteti i tij me Etrit Berishën, sepse të dy po kalojnë një moment të shkëlqyer në kampionatin italian. Edhe portieri nga Kosova u kthye titullar me Atalantën e madje bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen e fundit ndaj Parmës. Me siguri që trajneri Kristian Panuçi do ta ketë të vështirë të zgjedhë, pavarsisht se në këtë periudhë në ndeshjet zyrtare është aktivizuar gardiani i Lacios.