Legjionarët / Strakosha, në formacionin më të mirë të datëlindjes 1995

Share Button

AlbanianSport.com 17/01/2019 16:35

ASNN – Shqipëria ka dy portierë cilësorë në kuadratin e saj, që të dy pjesëtarë në Serie A italiane. Etrit Berisha u bë pjesë e Atalantës, me të cilën po luan sezonin e tij të tretë, ndërsa Thomas Strakosha, po në sezonin e tij të tretë, po mban rolin e titullarit tek Lacio. Megjithatë, vëmendja shkon tek Strakosha, i cili është vetëm 23 vjeç, por ka vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Kështu, faqja e njohur italiane, “Fantagazzetta”, (pjesë e rrjetit “Sky Sport”) e ka përzgjedhur Thomas Strakoshën në formacionin më të mirë të datëlindjes 1995, krahas emrave të spikatur si Piatek, Milinkoviç, Romanjoli, etj. Natyrisht, një përzgjedhje e tillë tregon se Strakosha e ka justifikuar vetem tek Lacio dhe për Igli Taren ka qenë një prurje e goditur, sepse ka mbërritur nga Greqia tek Lacio për më pak se 100 mijë euro.

“Strakosha është lindur në Athinë nga prindër shqiptarë edhe është djali i Fotos, portierit legjendar të Kombëtares së Shqipërisë, – shkruan faqja në fjalë, duke përshkruar ecurinë e Strakoshës dhe mbërritjen e tij tek Lacio. – Pra Thomasi ka ndjekur gjurmët e babait të tij, duke kultivuar pasionin për rolin e  portierit në fushë. Në të vërtetë ai është zbulim i Igli Tares, drejtorit aktual sportiv, i cili ka meritën që e solli vetë Strakoshën nga Greqia në Itali dhe e bëri pjesë të Lacios në sezonin 2012-2013 .”

“Talenti i tij ka qenë gjithmonë në ngritje, nga viti në vit, duke i zënë vendin veteranit Marketi. Por Strakosha është rritur aq shumë profesionalisht që jo vetëm nuk vë në diskutim rolin e titullarit tek Lacio, por po i merr vendin Etrit Berishës në radhët e përfaqësueses së Shqipërisë”, – përfundon faqja në fjalë, duke bërë kështu një vlerësim të drejtë dhe serioz për “gardianin” kuqezi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh