AlbanianSport.com 02/04/2019 22:05
ASNN – Gazetari italian, Xhanluka Di Marcio, ka bërë një përmbledhje të ecurisë së lojtarëve kryesorë në Itali për muajin mars dhe në fokus kanë qenë 5 portierët më të mirë. Dhe Thomas Strakosha është zgjedhur prej tij si një prej lojtarëve më të mirë të muajit që lamë pas, pra muajit mars, një lojtar që është vendimtar në sukseset e fundit të skuadrës së lacios.
Kështu, fitorja e Lacios ndaj Interit në fundjavën e kaluar ka vënë në fokus të vlerësimeve portierin shqiptar Thomas Strakosha që jo vetëm ndali sulmuesit e Interit të shënonin, por ishte një nga më të spikaturit e skuadrës së tij në këtë ndeshje. Në fakt, Strakosha, po bën një sezon të shkëlqyer me ekipin italian dhe ky është edicioni i 3-të që ai luan titullar me Lacion, duke qenë i pakonkurrueshëm.
Nga vetë mediat italiane, Strakosha u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes së fituar përballë Interit. Dhe, siç thamë, “gianlucadimarzio.com” e vlerëson edhe si portierin më të mirë të muajit. Nuk është vetëm ai, në fakt, pasi edhe “Fantasy Football” e ka bërë “gardianin” e përfaqësueses së Shqipërisë një prej lojtarëve që duhet sfiduar dhe duhet mundur.
Domethënë, në shtypin sportiv italian, qoftë ai i shkruar, qoftë ai elektronik, Strakosha cilësohet vendimtar për sukseset e Lacios dhe portieri që duhet mposhtur. Sipas gazetarëve dhe mediave italiane, askush deri më tani nuk e ka mposhtur dot Strakoshën, i cili po shkruan historinë me Lacion, duke e mbajtur këtë skuadër në pozita të forta si pretendente për të luajtur në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.
Aktualisht, Lacio nuk është në 4-shen e më të mirave në Serie A). “Portieri më i mirë i muajit të fundit, ku Lacio e tij ka fluturuar lart në këto javë. Kundërshtari i radhës është SPAL-i në fushë të huaj, të mërkurën. Me Strakoshën në portë, duhet të ndihesh më i sigurt”, është përshkrimi për gardianin kuqezi. Trajneri Kristian Panuçi nuk u tregua tolerant pas mbetjes në trafik të Strakoshës.
Edhe pse portieri e njoftoi në kohë dhe njoftoi gjithashtu FSHF-në. Por ky rast duket se “vrau” më shumë Panuçin, i cili pas disfatës me Turqinë në Shkodër u shkarkua dhe u largua nga drejtimi i kuqezinjve, duke marrë me vete edhe dështimet në krye të përfaqësueses kuqezi, ku në 15 ndeshje të luajtura humbi 9 takime, vetëm 4 fitore dhe 2 barazime, me një golavarazh të frikshëm 9-25.