AlbanianSport.com 21/03/2021 13:40
ASNN – Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi, i cili aktivizohet në radhët e ekipit të Konjasporit, ka shënuar sërish këtë të diel në nivelin më të lartë të kampionatit turk, Superligës.
Goli i Cikalleshit ishte vendimtar në këtë ndeshje, pasi ishte i vetmi gol i kësaj sfide dhe ai që i dha 3 pikët Konjasporit. Në minutën e 13-të, shtatlarti kavajas përfiton nga një harkim nga goditja e këndit, duke goditur me kokë topin, që përfundon në rrjetë.
Sokol Cikalleshi po paraqitet mjaft mirë në Turqi këtë sezon, duke shënuar 5 gola me skuadrën turke. Futbollisti shqiptar është grumbulluar nga trajneri Reja për 3 ndeshjet e radhës që Kombëtarja do të zhvillojë në fund të marsit.
https://www.facebook.com/100003718554346/videos/2238001786333751/