Legjionarët / Sokol Cikalleshi, “jeniçeri” shqiptar i kampionatit turk

Share Button

AlbanianSport.com 17/01/2019 12:55

ASNN – Ai është një nga sulmuesit premtues të këtij 10-vjeçari të fundit, por, në të njëjtën kohë, edhe një nga lojtarët që nuk po arrin t’i përmbushë pritshmëritë. Dhe, një nga arsyet është padyshim se Sokol Cikalleshi i ka ndërruar shpesh skuadrat. Në fakt, që nga sezoni 2007-2008, që kur bëri hapin nga ekipi i Nën-19-vjeçarëve tek ekipi i të rriturve të Besës, kavajasi ka ndërruar plot 13 skuadra në po aq sezone.

Një dukuri që në fakt është përshkallëzuar ndjeshëm në 4 sezonet e fundit, e sidomos në Turqi, ku ai ka ndërruar 5-6 herë skuadër, duke mos arritur të stabilizohet dot as në formacion e as në lojën e tij. Kështu, që nga kalimi i tij nga RNK Spliti tek Istanbul Bashakshehiri për 1.8 milionë Euro më 1 korrik të 2015-ës, sulmuesi e la skuadrën e kryeqytetit turk më 31 janar të 2017-ës.

Pasi kishte luajtur 50 ndeshje për një sezon e gjysmë, duke shënuar 16 gola, ai u huazua tek Akhisari, ku qëndroi për 6 muaj, duke luajtur 14 ndeshje e duke shënuar 7 gola. Në fund të gushtit të 2017-ës, ai u transferua nga Bashakshehiri tek Osmanllëspori, ku qëndroi për një sezon, duke luajtur 25 ndeshje e duke shënuar 6 gola.

Por gusht të 2018-ës, ai u huazua tek Gëztepeja, ku luajtur 7 ndeshje, të 7-ta si titullar, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Kësisoj, më 16 janar të 2019-ës, ai bëri të ditur se ishte arritur mirëkuptimi midis Osmanllësporit dhe Akhisarit, dhe shqiptari ka nënshkruar një marrëveshje për 3-vjet e gjysmë me këtë të fundit, duke shpresuar që më në fund të stabilizohet në futbollin turk.

Një gjë të tillë e dëshiron edhe vetë futbollisti, por edhe Kombëtarja kuqezi, aty ku goli fatkeqësisht, është një element i rrallë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh