Legjionarët / Shkëlzen Gashi, zëvendësues në barazimin 2-2 të Bazelit

Share Button

Shkelzen-Gashi-Bazel-blu-feste-2015

AlbanianSport.com 20.08.2015 18:05

ASNN – Shkëlzen Gashi u aktivizua si zëvendësues në barazimin 2-2 që Bazeli arriti kundër Makabit të Tel Avivit në ndeshjen e parë të “play-off”-it në Ligën e Kampioneve, ndërsa mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ishte jashtë skuadrës për këtë sfidë. Mesa duket, Gashi duhet të presë ende për golin e parë në këtë edicion të Liës së Kampioneve.

Ai u aktivizua si zëvendësues, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij, Bazelin, të shkonte më larg se barazimi 2-2 në fushën e vet ndaj Makabit Tel Avivit, në sfidën e parë të këtij çifti të “play-off”-it të Ligës së Kampioneve. Në fakt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen në stol, ndërsa në minutën e 15-të zëvendësoi Jankon e dëmtuar.

Por Gashi qëndroi larg portës, teksa kampionët zvicerianë shpërdoruan një mundësi të shkëlqyer për të siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve. Megjithëse, Makabi kaloi pari në epërsi me Zehavi, vendasit arritën të përmbysnin shifrat. Delgado me 11-metërsh dhe Embolo vetëm dy minuta nga fundi kthyen shifrat në favor të Bazelit. Por festa e zviceranëve mori fund në minutën e 6-të shtesë.

Zehavi vulosi barazimin me golin e dytë personal, duke u dhënë hebrenjve shpresë për kualifikim. Në këtë sfidë, në stol qëndroi Albion Ajeti, ndërsa Taulant Xhaka nuk ishte i grumbulluar. Në ndeshjet e tjera të së mërkurës në “play-off”-in e Ligës së Kampioneve, Valencia dhe Shaktari i Donjeckut i siguruan praktikisht biletat për në fazën e grupeve që në ndeshjen e parë.

Spanjollët mundën 3-1 Monakon, ndërsa ukrainasit fituan 1-0 në vizitën austriake kundër Rapidit të Vienës. Në përballjen tjetër, Sëlltiku i Gllasgout mundi me vështirësi 3-2 suedezët e Malmoes, ndërsa kualfikimi do të vendoset në përballjen e javës së ardhshme.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh