AlbanianSport.com 01.02.2016 17:55
ASNN – Tanimë është zyrtare: Shkëlzen Gashi “ka zbuluar” Amerikën. Futbollisti i Kombëtares kuqezi është zyrtarisht një lojtar i Kolorado Rapids në kampionatin amerikan të futbollit. Lajmin i përhapur ekskluzivisht nga gazeta zvicerane “Blik”, u konfirmua, si nga ekipi helvet i Bazelit dhe Kolorados. 27-vjeçari firmosi një kontratë 4-vjeçare me klubin amerikan.
Sulmuesi i Kombëtares i kaloi kontrollet mjekësore, duke vendosur të vijojë karrierën larg kontinentit të vjetër, por duke synuar Evropianin e verës. Kampionati amerikan është aventura e dytë për Gashin, që deri më tani ka milituar vetëm në kampionatin zviceran. Qëndrimi i tij te Bazeli u vështirësua për shkak të mosaktivizimit të tij nga trajneri i ri.
Shkëlzen Gashi kthehet në fubollistin e dytë të Kombëtares që luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas Hamdi Salihit që në të kaluarën veshi fanellën e DC Junajtid. Në ligën amerikane të futbollit (MLS), vitet e fundit janë transferuar disa nga futbollistët më të njohur botërorë, si Andrea Pirlo, Dejvid Bekham, Tierri Honri, Frenk Lampard apo Stiven Xherrard.