AlbanianSport.com 25.04.2016 12:20
ASNN – Ka humbur një 11-metërsh, por prapëseprepë doli fitues në ndeshjen e fundit në Ligën Profesioniste Amerikane (MLS).
Pavarsisht gabimit që bëri, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, u paraqit mirë në përballjen që Kolorado e fitoi 3-1 ndaj Siatëllit.
Ai dha pasimin e fundit për golin e dytë, ndërsa Kolorado u ngjit në vendin e dytë të renditjes së Konferencës Perëndimore.
Skuadra e Gashit ka një ndeshje më pak se kryesuesja Dallas, dhe ka shanse që të marrë pjesë në “play-off”-in për titullin “kampion” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavarsisht se ka shënuar vetëm një gol, futbollisti i Kombëtares po gëzon formë të mirë dhe po luan vazhdimisht titullar.