AlbanianSport.com 22.05.2015 17:55
ASNN – Paraqitjet fantastike të Shkëlzen Gashit në kampionatin zviceran me Bazelin, ku edhe fituan titullin “kampion”, kanë bërë që futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë, të jetë në fokus të disa skuadrave në Evropë.
Por, sipas lajmeve të fundit që vijnë nga mediat në Zvicër, skuadra e Lacios, është futur seriozisht në garë, për futbollistin që është, për të dytin sezon radhazi, golashënuesi më i mirë të kampionatit zviceran.
Sipas mediave helvete, afrimi i Gashit të Lacio, duket më i lehtë se tek të gjitha skuadrat tjera, pasi një shtysë të madhe në këtë drejtim, mund t’ia japin edhe shqiptarët tjerë që luajnë te skuadra nga kryeqyteti italian.
Në këtë edicion, Gashi ka shënuar 21 gola në kampionat me Bazelin, dhe asnjëri nga këta gola, nuk është shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshave.