AlbanianSport.com 26.09.2015 12:20
ASNN – Sulmuesi i Kombëtares, Shkëlzen Gashi është në ditë të vështirë, pasi ka prej afro një muaji që nuk shënon me skuadrën e tij, Bazelin.
Në shumicën e ndeshjeve ai është futur si zëvendësues dhe nuk ka pasur minutazhin e duhur.
Por, nga ana tjetër ai po vuan mungesën e finalizimit, gjë që do të thotë shumë për një golashënues.
Ndryshe nga viti i kaluar, Gashi këtë herë po përjeton një makth dhe shumë tifozë urojnë që ai të realizojë gol në ndeshjen ndaj Serbisë.
Por kështu si po paraqitet tek Bazeli, vështirë se do të gjejë vend në formacionin e De Biazit, për më tepër në një ndeshje të rëndësishme si ajo me Serbinë, ku Shqipërisë i duhet medoemos fitorja.