AlbanianSport.com 24.02.2016 07:55
ASNN – Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, ka nisur stërvitjen me skuadrën e tij amerikane, Kolorado Rapids. Sfida e parë e shqiptarit me shokët e rinj, ka qenë shqiptimi, prej tyre, i emrit të tij.
Por asnjë nga futbollistët nuk ka mundur ta thotë saktë emrin “Shkëlzen”, ndaj kanë rënë dakord që ta thërrasin vetëm “Gashi”. Shkëlzen Gashi ka kryer seancën e parë stërvitore me skuadrën e tij të re, Kolorado Rapids, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka vendosur që të sfidojë shokët e skuadrës dhe sfida e parë për të ka qenë shqiptimi i emrit të tij. Nëpërmjet videos së shpërndarë nga klubi amerikan nëpër rrjetet sociale duket qartë se asnjë prej lojtarëve nuk është në gjendje që ta shqiptojë si duhet emrin e Shkëlzenit.
Përfundimisht futbollistët e Kolorado Rapids, në pamundësi për ta thënë saktë emrin “Shkëlzen”, kanë vendosur ta thërrasin shokun e ri të skuadrës, thjesht “Gashi”.
S-C-H… S-H-K-I… S-C-H-K-E-L… OK, let’s just call him Gashi! #Rapids96
Posted by Colorado Rapids Soccer Club on Monday, February 22, 2016