Legjionarët / “Sezoni i ardhshëm, ai i shpërthimit të Armando Brojës”

Share Button

AlbanianSport.com 24/03/2022 16:25

ASNN – E përditshmja e njohur britanike, “Daily Mirror”, analizon futbollistin kuqezi. E përditshmja e njohur “Dejli Mirrër”, e ka veçuar Armando Brojën si një nga 12 futbollistët e rinj që mund të spikatin sezonin e ardhshëm me 6 klubet më të mëdha të nivelit më prestigjioz në Angli. Sipas saj, sezoni i ardhshëm mund të jetë sezoni i shpërthimit të Brojës në Premier Ligën Angleze.

Sezoni i ardhshëm mund të jetë sezoni i shpërthimit të Armando Brojës në Premier Ligën Angleze. Kështu shkruan e përditshmja e njohur “Daily Mirror”, e cila e ka veçuar shqiptarin si një nga 12 futbollistët e rinj që mund të spikatin sezonin e ardhshëm me 6 klubet më të mëdha të nivelit më prestigjioz të “topkëmbës” angleze, që janë Mançester Siti, Mançester Junajtid, Arsenali, Liverpuli, Totenhemi dhe Çellsi.

Dhe, duke u ndalur tek kjo e fundit, e përditshmja në fjalë thekson se akademia e të rinjve të klubit londinez është e famshme për cilësinë e talenteve të saj dhe, me retë e zeza që janë mbledhur mbi fatin e bluve për shkak të sanksioneve ndaj pronarit rus, Roman Abramoviç, ata mund të kenë nevojë të mbështeten shumë tek të rinjtë sezonin e ardhshëm.

Duke veçuar 17-vjeçarin Ljuis Holl si një nga të rinjtë premtues, “Daily Mirror” e zhvendos vëmendjen te Armando Broja. “Në një betejë të fortë të huazuarve, së bashku me Konor Gallagerin, sulmuesi shqiptar është një tjetër kandidaturë serioze për t’u kthyer dhe për të luftuar për një vend në skuadër sezonin e ardhshëm”, – shkruan gazeta britanike, e cila më tej vijon: “Por Broja ka një epërsi shtesë, thjesht sepse ai luan në një rol për të cilin Çellsi mund të ketë nevojë të menjëhershme për përforcim.”

“ Mungesa e qëndrueshmërisë nga ana e Romelu Lukakut dhe Timo Vernerit para portës mund të punojë në favor të lojtarit të përfaqësueses së Shqipërisë. Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar 9 gola në 30 ndeshje për Sauthemptonin këtë sezon dhe mund të debutojë lehtësisht në formacionin e Çellsit sezonin e ardhshëm”, – përfundon e përditshmja e njohur “Daily Mirror” analizën e saj për futbollistin e Kombëtares kuqezi, Armando Broja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh