AlbanianSport.com 21.05.2015 13:25
ASNN – Sipas faqes sportive italiane në Internet, “Iloverpalermo.it ”, portieri shqiptar Samir Ujkani nuk do të qëndrojë më tej në radhët e klubit siçilian, pasi drejtuesit e klubit kanë zgjedhur portier të parë Sorrentinon. Duke parë situatën dhe faktin që kontrata e Ujkanit mbaron në qershor, duket e gjasat janë të mëdha që kosovari të shohë një alternativë tjetër.
Zyrtarisht nuk ka largim, por nëpërmjet evidentimit të Sorrentinos si portier i parë dhe me kontratë që mbyllet pas një viti, klubi italian ka bërë të qartë se Ujkani duhet të presë të aktivizohet si portier i dytë, një fakt dhe situatë që nuk mund të pranohet nga gardiani shqiptar. Parë në këtë kuadër, ish-gardiani i portës së Kombëtares kuqezi, tashmë i përfaqësueses së Kosovës, do të lëvizë për të gjetur një ekip të ri.