AlbanianSport.com 17.01.2017 09:20
ASNN – Është ëndrra e madhe e çdo futbollisti shqiptar dhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku nuk bën përjashtim. Madje ai e ka të qartë edhe rrugëtimin e tij, teksa thotë se do të jetë i fokusuar maksimalisht për të arritur suksese me skuadrën e tij të re, Luganon.
Por, 25-vjeçari Sadiku nuk e fsheh dëshirën që një ditë të transferohet te ndonjë skuadër në Serinë A të Italisë apo në Bundesligën e parë të Gjermanisë. “Bundesliga ose Seria A do të ishte ideale për mua, por tani unë jam fokusuar në Lugano dhe dua ta ndihmoj për të arritur suksese”, – ka thënë Sadiku për të përditshmen zvicerane “Blick”.
Sadiku është huazuar nga FC Zyrihu tek Lugano, skuadër që ka edhe të drejtën e kartonit deri në verën e vitit të ardhshëm. “E kisha të vështirë të motivohesha duke luajtur në Kategorinë e dytë të Zvicrës, – ka vijuar ai. – Unë dëshiroja të luaja në një ligë më lartë se me FC Zyrihun dhe i falënderoj që ma kanë dhënë këtë mundësi.”