AlbanianSport.com 20.05.2016 11:15
ASNN – Përkundër interesimit të Bajernit të Mynihut dhe Barcelonës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj do të mbetet në Itali te Napoli. Klubi napolitan, nuk dëshiron të heqë dorë nga 22-vjeçari shqiptar që ka qenë shtylla e mbrojtjes për napolitanët dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Mauricio Sarri.
Napoli tashmë është kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe presidenti De Laurentis, ka ambicie të mëdha për edicionin e ardhshëm, prandaj nuk duan të heqin dorë nga 22 vjeçari që po shndërrohet pa frikë në një ndër mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në botë.
Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në Evropianin “Francë 2016”, ku Hysaj do të jetë titullar me Kombëtaren kuqezi dhe paraqitje në këtë veprimtari do të ketë mjaft ndikim, jo vetëm në të ardhmen e tij, por edhe të lojtarëve të tjerë të përfaqësueses së Shqipërisë.