AlbanianSport.com 16.12.2015 20:45
ASNN – Merkatoja e janarit po afron dhe futbollistët e Kombëtares mund të ndryshojnë ekipe. Rei Manaj kërkohet në formë huazimi nga disa ekipe të Serisë A.
Sipas të përditshmes së mirënjohur sportive, “La Gazzetta dello Sport”, pas Frosinones dhe Xhenoas, në listën e skuadrave që e duan shqiptarin, është shtuar edhe Bolonja.
Manaj bëri një paraqitje të mirë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Kaljarit, ku dha një pasim për gol, duke luajtur të gjithë sfidën.
Megjithatë, këtë vendim duhet ta marrë trajneri Roberto Mançini. Sidoqoftë, një aktivizim i rregullt mund ta bëjë Manajn pjesë të Shqipërisë në fazën finale të Evropianit të vitit të ardhshëm.
Rei Manaj po kthehet në një lojtar të lakmuar dhe një përpjekje për ta patur në formë huazimi e bëri edhe Partizani pak ditë më parë.
Megjithatë e ardhmja e 18-vjeçarit duket më shumë në Itali aty ku u rrit si futbollist dhe ai mund të pranojë që qëndrojë edhe si rezervë tek Interi.