Adriatik Balla 23.06.2015 09:05
Italianët nuk po e gjejnë vetveten në rang klubesh, pavarësisht përpjekjeve të tyre. Ka mungesë financimi dhe këtë e shpreh më mirë falimentimi i Parmës, që ishte paralajmëruar prej disa muajsh.
Kështu, klubi i Parmës ka deklaruar zyrtarisht falimentimin dhe tani duhet ta rinisë nga ligat amatore. Me që nuk ka pasur ofertë për të drejtat sportive të klubit, Parma është detyruar të deklarojë falimentimin.
Klubi tani do ta rinisë nga Seria D, duke tentuar që të kthehet në nivelet e larta ku ishte vitet e fundit. Duhet thënë se tek Parma luan Andi Lila, i cili vështirë se do të pranojë të qëndrojë në një skuadër që luan në Serinë D.
Me siguri që futbollisti i Kombëtares kuqezi do të kërkojë ndonjë skuadër tjetër të Serisë A sezonin e ardhshëm dhe ofertat nuk mungojnë.