AlbanianSport.com 20.02.2016 11:35
ASNN – Kapi kundërshtarin nga flokët, Taulant Xhaka pezullohet katër ndeshje në kampionatin zviceran. Gjesti anti-sportiv në ndeshjen e fundit të kampionatit zvicerian i ka kushtuar shtrenjtë Taulant Xhakës.
Mesfushorin e kombëtares shqiptare e tradhëtuan nervat në sfidën mes Bazelit dhe Grasshopers, duke kapur nga flokët një prej lojtarëve kundërshtarë. Gjesti nuk u pa nga gjyqtari i ndeshjes.
Por mediat helvete i dhanë shumë hapësirë veprimit të Xhakës, i cili është dënuar me katër ndeshje pezullim. Ky ka qenë vendimi i Komisionit të Disiplinës të Federatës Zviceriane të Futbollit, që në bazë të pamjeve filmike nuk e ka falur aspak Taulant Xhakën, që nuk do të mund të luajë për katër sfidat e radhës të Bazelit.