AlbanianSport.com 18.11.2016 13:45
ASNN – Pas përplasjes me trajnerin e skuadrës çeke, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë largohet nga ekipi. Kështu, Ergys Kaçe nuk po gjen qetësi në karrierën e tij, pasi tashmë nuk do të jetë më një lojtar i Viktorias së Plzenjit.
Mesfushori kuqezi duket se e ka prishur marrëveshjen e huazimit nga PAOK-u i Selanikut, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me trajnerin çek të Viktorias, Adolf Sandek.
Kaçe pritet të kthehet te skuadra greke, por situata e tij është e paqartë për shkak se edhe PAOK-u nuk e preferon në ekip, të paktën pas vendimit për ta huazuar tek Plzenji në verë.
Futbollisti korçar nuk po kalon një moment të mirë në karrierë, ku pasi u la jashtë Kombëtares nga trajneri Xhovani De Biazi, tashmë është larguar edhe nga klubi ku firmosi për 1 vit në formë huazimi.