AlbanianSport.com 02/01/2018 15:45
ASNN – Mbrojtësi i skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë, Naser Aliji, duke filluar nga dita e sotme edhe zyrtarisht është pjesë e klubit të Dinamos së Bukureshtit. Fillimisht ka nënshkruar kontratë për këtë edicion, me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër.
Kalimi në kampionatin rumun për mbrojtësin kuqezi vjen në momentin e duhur, pasi atij i rrezikohej karriera nga periudha e gjatë pa skuadër, kjo dhe për shkak të një fatkeqësie familjare të futbollistit në këtë periudhë.
Skuadra e madhe e Dinamos së Bukureshtit e prezantoi Alijin si blerje e re, ku lojtari pozoi me fanellën e klubit të madh rumun, pikërisht fanellën me numër 7, të cilën e ka mbajtur më parë një nga legjendat e klubit, Mirçea Luçesku.
Kalimi në kampionatin rumun do t’i japë shans mbrojtësit të pretendojë kthimin në Kombëtare, ku ai vazhdimisht është parë si pasues i Ansi Agollit në krahun majtë të repartit të prapavijës.
Me siguri që kjo vlen për ndeshjet eliminatore të Evropianit, pasi në duelet e nëntorit, të vlefshme për Ligën e Kombeve të Evropës, nuk besohet të ketë ftesë për të nga ana e trajnerit Kristian Panuçi.