Legjionarët / Milot Rashica dëmtohet, por do të jetë gati për Shpresat

Share Button

Milot-Rashica-Vitese

Albaniansport.net 26.01.2016 22:35

ASNN – Milot Rashica do të mungojë 3 javë pas dëmtimit ndaj Ajaksit në kampionatin holandez. Futbollisti 19-vjeçar pritet të jetë gati për ekipin përfaqësueses të Shpresave. Kështu, Rashica nuk do të luajë për 3 javë në kampionatin holandez pas dëmtimit të pësuar fundjavën e kaluar.

Milot Rashica nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Viteses, Rob Mas, për disa nga ndeshjet e radhës në Superligën e Holandës. Futbollisti me tipare sulmuese u dëmtua në përballjen ndaj Ajaksit në Amsterdam, fundjavën e kaluar, dhe mediat holandeze raportojnë se koha e domosdoshme për riaftësim dhe rikthim në fushë do të jetë pak më e vogël se një muaj.

Mungesa e 19-vjeçarit besohet se do të ndihet për një ekip që synon kualifikimin për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, dhe kjo sepse Rashica ka shënuar 7 gola dhe ka shërbyer edhe 4 pasime për gol deri tani në kampionat. Gjithsesi më e keqja është shmangur për shqiptarin e Kosovës, sepse kundër Ajaksit ai u dëmtua në një pjesë shumë delikate siç është gjuri.

Futbollisti, që bën pjesë në ekipin kombëtar të 21-vjeçarëve të Shqipërisë, pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Redi Jupi, për ndeshjen e radhës në Eliminatoret e Kampionatit Evropian. Shqipëria pret përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Greqisë, në takimin që do të luhet më datë 24 mars 2016 në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh