Albaniansport.net 28.01.2016 16:50
ASNN – Një emër tjetër që kthehet në skenën e merkatos të skuadrave italiane është Migjen Basha. Mesfushori u largua verën e shkuar nga Torino për t’u bërë pjesë e Lucernës në kampionatin zvicerian.
Por me këtë skuadër, lojtari 29-vjeçar po gjen pak hapësira dhe për këtë arsye mendon të gjejë një tjetër ekip. Skuadrat që interesohen për Migjen Bashën janë ato të Serisë B në Itali, Virtus Entela dhe Komo.
I ndryshëm është diskutimi për Etrit Berishën. Paraqitjet e shkëlqyera në ndeshjet e fundit të kampionatit italian kanë forcuar pozitat e portierit te Lacio. Nëse pak javë më parë flitej se ai mund të largohej, tashmë rinovimi i kontratës është opsioni më i mundshëm.
Kjo edhe për besimin e rifituar të trajnerit Stefano Pioli, i cili pritet t’i rezervojë Etrit Berishës një rol titullari edhe në ndeshjet e ardhshme të Serisë A.