AlbanianSport.com 12.08.2015 17:45
ASNN – Migjen Basha i jep fund dilemave për të ardhmen, pas pritjes disa-javore, që shoqëroi mbylljen e aventurës te Torino. Mesfushori i Kombëtares shqiptare zbuloi se do të rikthehet në Superligën zvicerane, për të vazhduar karrierën te Lucerna.
Basha njoftoi se kontrata me klubin e ri pritet të firmoset gjatë ditës së sotme. Sinjalet për transferimin te Lucerna, lojtari kuqezi i dha me prezencën në stadium gjatë fundjavës, në sfidën e luajtur përballë Bazelit.
Basha do të kthehet në elitën e futbollist zviceran pas nëntë sezoneve të kaluara në Itali. Prej sezonit 2006-2007 ai u aktivizua me Lukezen, për të vazhduar me ekipe si Viarexhion, Riminin dhe Frosinone.