AlbanianSport.com 30.07.2015 13:25
ASNN – Elseid Hysaj, i cili bëri bujë dy ditë më parë me lëvizjen e tij drejt Napolit, mund të mos jetë shqiptari i vetëm i Kombëtares shqiptare që transferohet në këtë merkato të verës.
Mesfushori Migjen Basha mund të jetë lëvizja e dytë e madhe, megjithëse klubet që e kërkojnë nuk kanë shtruar ende në tavolinën e bisedimeve mundësinë konkrete të transferimit.
Bëhet fjalë për ofertën e Kievos në adresë të shqiptarit, i cili shihet si një mundësi e madhe përforcimi në mesfushë dhe me eksperiencën e tij mund të bëjë diferencë në drejtimin e duhur.
Ai mund t’i japë skuadrës lehtësi në interpretimin e saj në fushë, pra mund ta bëjë atë konkurruese. Përveç Kievos, Bashën e kërkon edhe Frosinone.