Adriatik Balla 05.06.2015 12:25
Mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj vijon të jetë i dëmtuar dhe kjo e ka shqetësuar jo vetëm klubin e tij Këlnin në Gjermani, por edhe skuadrën kombëtare të Shqipërisë dhe trajnerin e saj Xhovani De Biazi.
Ky i fundit e llogariste Mavrajn ndër shtyllat e skuadrës në repartin mbrojtës, por tani duhet t’i gjejë një zëvendësues. Ndërkohë, mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje mbrojtësi tonë.
“Situata e Mërgim Mavrajt po ndiqet me kujdes. Qendërmbrojtësi ka probleme me gjurin. Për momentin po trajtohet në mënyrë tradicionale, ndërsa ditët e ardhshme do të kryhen diagnostikime të tjera”, – shkruan “Kolner Stadt-Anzeiger”.
Ajo që është e sigurt, është se Mavraj do të mungojë në miqësoren e Shqipërisë kundër Francës, që do të luhet më 13 qershor 2015 në “Elbasan Arena”.