AlbanianSport.com 03.01.2017 17:25
ASNN – Sikundër ishte deklaruar edhe më parë, sot, më 3 janar, Mërgim Mavraj nisi stërvitjen me Hamburgun, ekipin ku sapo firmosi një marrëveshje deri në qershor të 2019.
Mbrojtësi shqiptar, i cili ishte titullar i padiskutueshëm si në Eliminatore dhe në Evropianin e 2016-ës me Kombëtaren kuqezi, por edhe në Bundesligë, me Këlnin, do të vijojë karrierën te skuadra e njohur gjermane që po lufton për mbijetesë në këtë sezon.
30-vjeçari është një tjetër fazë të karrierës së tij që është zhvilluar vetëm në Gjermani. Mërgim Mavraj ra në sy gjatë pjesës së parë të kampionatit, ku ai ishte ndër më të mirët te Këlni.