AlbanianSport.com 22/10/2018 18:25
ASNN – Elseid Hysaj është futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare dhe një prej lojtarëve që ka minutazhin më të madh jo vetëm nga lojtarët kuqezi, por në të gjithë Serinë A italiane. Ai luajti ndeshjen e fundit në krahun e majtë të mbrojtjes dhe falë edhe paraqitjes së mirë të tij, Napoli fitoi në fushë të huaj ndaj Udinezes me rezultatin 3-0.
Në fillim për Hysajn kishte kritika në median italiane, sidomos nga analistët, që besonin se Ançeloti do ta ulte në stol. Por pas kaq shumë javësh shqiptari vijon të jetë në formacionin titullar, herë në të djathtë e herë në të majtë, duke marrë besimin e Ançelotit. Ndërkohë, menaxheri i tij Mario Xhufredi, duke folur për “Radio Marte”, nuk ka ngurruar të sulmojë kritikët e Hysajt.
Për të cilët ai tha se në analizat e tyre janë dashakeqë. “Dy ndeshjet të nivelit shumë të lartë që bëri Hysaj duke luajtur në të majtë si nuk e pa askush, – pyet me ironi menaxheri i Hysajt, Mario Xhufredi, – flitet për të vetëm kur bëhet ndonjë gabim për të kritikuar. Por neve nuk na interesojnë kritikat. Na intereson vetëm të dimë që sa i përket rendimentit, ai mbrojti i krahut i 13 më i fortë në Evropë.”