AlbanianSport.com 17.05.2015 09:00
ASNN – Lacio ka mposhtur mbrëmë Sampdorian, në takimin e zhvilluar në kuadër të javës së 36-të në Serinë A, duke triumfuar me një gol të vetëm dhe duke u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e renditjes. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Santiago Xhentileti, në minutën e 54-të.
Tek Lacio u aktivizuar për 90 minuta portieri shqiptar, Etrit Berisha, ndërsa Lorik Cana nuk luajti. Dy javë para fundit, Lacio ka dy pikë më shumë se Roma, që e zhvillon sot takimin e mbetur. Duket se lufta për vendin e dytë, që çon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, do të vazhdojë deri në fund.
Ndërkaq, mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj, ka barazuar shifrat e takimit me Varezen, por, skuadra shqiptarit është mundur me rezultatin 1-2. Goli i shqiptarit ka ardhur në minutën e 73-të të takimit. Ky është goli i pestë i vlonjatit me fanellën e Peskarës.