Adriatik Balla 27.05.2015 16:10
Klubi italian i Peskarës ka shanse reale dhe të mëdha të ngjitet në Serinë A, pasi po bën një sezon të suksesshëm në Serinë B dhe ka hedhur madje hapin e parë në këtë drejtim. Skuadra ku luan mesfushori i përfaqësueses tonë, Ledian Memushaj, fitoi në 2-1 në fushën e Peruxhias dhe Memushaj mbajti për 60 minuta shiritin e kapitenit.
Ishte një sukses me përmbysje për ekipin e mesfushorit kuqezi, i cili në “play-off” do të luajë me Viçencën në gjysmëfinale. Përballja do të jetë me dy ndeshje më 29 maj 2015 dhe më 2 qershor 2015. Memushaj ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Peskarës në këtë sezon, ku ka shënuar 6 gola me peshë në ecurinë e skuadrës.