AlbanianSport.com 02.03.2016 07:55
ASNN – Mërgim Mavraj gjithnjë e më në formë në Gjermani, pasi ishte titullar në barazimin e Këlnit në Bundesligën e parë. Ai vazhdon kështu sezonin e tij shumë të mirë në Gjermani, duke qenë edhe një herë tjetër titullar te Këlni.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti në formacion në barazimin që skuadra e tij arriti në Bundesligë, në fushën e Ingolshtadtit, duke qenë, si gjithnjë, ndër më të mirët e formacionit të tij.
Pas një gjysme të parë të edicionit tepër të vështirë, për shkak të dëmtimit dhe zgjedhjeve të trajnerit Shtëger, Mavraj e ka marrë veten dhe nuk po e lëshon vendin në fushën e lojës.
Ai ka qenë titullar në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Këlnit, duke marrë vlerësime të larta, ndërsa mungoi vetëm një herë për shkak dëmtimi. Mavraj pritet të jetë në formën maksimale në Euro 2016, ndonëse duhet të ruhet nga problemet fizike.