Legjionarët / Mavraj rrëfen rikuperimin dhe garën me kohën për kthimin

Share Button

Mergim-Mavraj-Keln-Stervitje-2015

Adriatik Balla 28.08.2015 10:05

Në ndeshjen ndaj Danimarkës dhe atë ndaj Portugalisë skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë do t’i mungojë në qendër të mbrojtjes njëri prej lojtarëve kryesorë, Mërgim Mavraj, i dëmtuar prej disa muajsh dhe që vetëm ditët e fundit është kthyer në stërvitje. Mungesa e tij është domethënëse, pasi në mbrojtje kosovari ishte i pakalueshëm dhe ka pasur një kontribut jo të vogël në ndeshjet e ekipit përfaqësues në këto eliminatore, duke qenë shtylla e repartit mbrojtës dhe njeriu i besuar i trajnerit Xhovani De Biazi në këtë repart.

Por Mavraj ka nisur stërvitjen dhe ka bërë të njohur në rrjetet sociale se po ecën shumë mirë e brenda një kohe të shkurtër do të ketë mundësinë të luajë. Shpresohet shumë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit ndaj Serbisë dhe Armenisë, por deri atëherë do të jetë i vështirë rikuperimi i tij. Operacioni në gju dhe patericat që e ndihmonin për të ecur i takojnë së kaluarës. Mërgim Mavraj është kthyer në fushë pas mungesës disa-mujore. Ndërsa skuadra e Këlnit stërvitet për ndeshjen e radhës në Bundesligë, mbrojtësi shqiptar vazhdon të kryejë vrapime rreth fushës.

29-vjeçari ende nuk e di se kur do ta godasë sërish topin, por ky fakt nuk ia prish gëzimin për rikthimin. “Hapat e parë në fushë!! Zoti i ka dhënë njeriut kohën, por për nxitim ai nuk ka folur”, – shkruante Mavraj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Ndërkohë, për mediat lokale në Këln, futbollisti kuqezi zbuloi se faza e rehabilitimit po ecën mjaft mirë. “Gjuri nuk më krijon shqetësime, – ka deklaruar ai. – Çdo gjë është shkëlqyeshëm. Pas disa javëve që ecja vetëm me ndihmën e patericave, nisa gradualisht stërvitjen në palestër. Tani po kryej vrapime si pjesë e rikuperimit.”

Mbrojtësi nuk e ka përjetuar keq ndërhyrjen kirurgjikale, përkundrazi, mbetet pozitiv dhe nuk nguron të bëjë batuta. “Është një ndjesi e pazakontë, por zbavitëse, – thotë ai. – Stresi nuk është ai i momenteve të para të dëmtimit. Kam nisur ta ndjej sikur këmba është sërish e imja. Nuk ka ende një afat për rikthimin në fushë, por unë i pyes mjekët dhe fizeoterapistët çdo dy minuta. Ata natyrisht e kanë një datë, por nuk ma tregojnë.” Prej operacionit në gju, Mavraj është një nga mungesat më të rëndësishme të Shqipërisë për dy sfidat vendimtare të shtatorit përballë Danimarkës dhe Portugalisë.

Stafi i Kombëtares shpreson që mbrojtësi të jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit tetor kundër Serisë dhe Armenisë. Kombëtarja po përjeton një moment të madh në këtë periudhë dhe kthimi i Mavrajt në formacion do të sjellë siguri për vazhdimësinë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh