AlbanianSport.com 04.01.2017 16:25
ASNN – Është skuadra e vetme në Bundesligën aktuale, që nuk ka zbritur kurrë nga niveli më i lartë i Kampionatit Gjerman të Futbollit në formatin e tij të pas-Luftës së Dytë Botërore. Dhe Mërgim Mavraj e nisi aventurën e re në kampionatin gjerman, i ndërgjegjshëm se detyra është e vështirë, pasi duhet të ndihmojë Hamburg të qëndrojë në kategori.
Pas prezantimit Mavraj dhe stërvitjes me ekipin e ri, 30-vjeçari foli për herë të parë për mediat vendase. “Jam i gëzuar që jam tek Hamburgu, – tha qendërmbrojtësi i Kombëtares kuqezi. – Qëllimi për këtë sezon është mbijetesa në Bundesligën e parë. Unë pres që të kem një rol kryesor në këtë skuadër dhe dua që të marrë përgjegjësitë e mia.”
“Hamburg është një ekip i madh dhe dua që tifozët të jenë të lumtur gjatë pjesës së dytë të sezonit”, – ka shtuar Mavraj. Hamburg, ku firmosi deri në qershor të 2019-ës, është ekipi i 5-të në karrierën e Mërgim Mavrajt. Më parë është aktivizuar me Darmshtadtin, Bokum, GrojtherFyrthin dhe Këlnin. Mbrojtësi shqiptar ishte titullar i padiskutueshëm si në Eliminatore dhe në Evropianin e 2016-ës me Kombëtaren kuqezi.