Legjionarët / Mavraj, në garë me kohën për të kapur sfidën me Serbinë

Share Button

Mavraj-De-Biazi

Adriatik Balla 23.08.2015 20:25

Mërgim Mavraj nis fazën e fundit të rehabilitimit. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare i është bashkuar skuadrës së Këlnit në stërvitje. 29-vjeçari ka punuar i diferencuar nga grupi, duke zhvilluar vrapime rreth fushës. Sipas stafit mjekësor të klubit të Bundesligës, ky është vetëm fillimi dhe që kuqeziu të jetë plotësisht gati, si afat final është muaji nëntor.

Megjithatë, rikuperimi i Mavrajt prej dëmtimit të pësuar në gju në muajin Maj është mjaft

shpresëdhënës dhe periudha mund të jetë më e shkurtër. Në fillim të qershorit, mbrojtësi u operua në gju në një prej klinikave të qytetit të Këlnit. Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale, Mavraj u paraqit me paterica në fotografinë zyrtare të skuadrës, për nisjen e edicionit të ri.

Brenda një kohë shumë të shkurtër lojtari nisi stërvitjen në palestër dhe më 3 gusht publikoi një video ku zbuloi se objektivi ishte që të rikuperohet plotësisht për sfidën e 8 tetorit kundër serbëve, të cilët i quante “dronofobë”. 29-vjeçari do të humbasë dy sfidat vendimtare të Shqipërisë, më 4 dhe 7 shtator 2015, përkatësisht përballë Danimarkës dhe Portugalisë.

Lajmi për rikuperimin e Mërgim Mavraj për ndeshjet e fundit eliminatore të “Euro 2016”-tës, gëzon trajnerin Xhovani De Biazi dhe të gjithë tifozët e Kombëtares. Mbrojtësi është

një prej shtyllave kryesore të Kombëtares, ku numëron 23 ndeshje të luajtura dhe tre gola, më i fundit në sfidën e fundit zyrtare që vulosi fitoren 2-1 me Armeninë. Në atë ndeshje Mavraj sakrifikoi duke luajtur i dëmtuar, por në fund rezultoi vendimtar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh