AlbanianSport.com 21/10/2018 23:15
ASNN – Dy nga titullarët e Kombëtares kuqezi në humbjen me Izraelin, Migjen Basha si kapiten, por edhe Mërgim Mavraj titullar, kanë qenë të pafat të dielën, pasi skuadra e tyre, Arisi i Selanikut, është mundur me përmbysje, 1-2 në derbin e zjarrtë të Selanikut me PAOK-un.
Është luajtur kështu në kuadër të javës së shtatë të Superligës greke derbi i zjarrtë i Selanikut, midis PAOK-ut dhe Arisit vendas. Në këtë sfidë që nga minuta e parë kanë luajtur edhe dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe mesfushori Migjen Basha i cili ka qenë edhe kapiten.
Të parët që kaluan në epërsi ishte pikërisht futbollistët vendas të Arisit, që në minutën e dytë, por miqtë arritën të reagonin në një mënyrë mjaft të mirë duke e përmbysur dhe duke fituar me rezultatin 1-2. Kështu PAOK-u merr vendin e parë në renditje pas kësaj fitoreje, ndërsa Arisi zbret në vendin e 6-të.